Barcelona do t’i largojë tre qendërmbrojtës në ditët e ardhshme

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 13:12 Përditësuar

Barcelona do t’i largojë tre qendërmbrojtës në ditët e ardhshme

Barcelona vazhdon të punoj shumë në daljen e futbollistëve të cilët nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Hansi Flick.

Gjiganti katalunas mund të shohë tre qendërmbrojtës të largohen nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar brenda një jave, sipas Mundo Deportivo.

Sipas Fabrizio Romano, Barça ka marrë oferta të shumta për Mikayil Faye nga klubet franceze dhe PSV.

Ndërkohë, Clement Lenglet duket se është në rrugën e tij drejt një tjetër klubi spanjoll, me gjasë Atletico Madrid ose një rikthim në Sevilla.

Kohët e fundit, Newcastle është duke u interesuar për transferimin e danezit Andreas Christensen.

Ai gjithashtu mund të kthehet në Chelsea. Raportet thonë se mbrojtësi është i hapur për t’u larguar nga Barça, pasi ai mund të mbetet në bankë nëse qëndron te Barca.

Tani ekziston një mundësi e madhe që të paktën dy ose ndoshta të tre lojtarët e lartpërmendur të largohen para 1 shtatorit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 13:12 Përditësuar