Gündogan do të kthehet sot tek City

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 12:36

Gündogan do të kthehet sot tek City

Rikthimi i Ilkay Gündoganit në Manchester City tashmë po bëhet realitet derisa krejt dokumentet janë nënshkruar.

Për këtë siguron eksperti i transfereve dhe njëherësh gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Barcelona do ta lë Gündoganin të largohet si lojtar i lirë dhe ky ishte çelësi që ia mundësoi Manchester Cityt që t’i nisë procedurat për rikthimin e tij.

Pep Guardiola menjëherë tha “PO” për rikthimin e Gündo sapo Barca i tha lojtarit që ta gjejë një klub të ri.

Përkundër ofertave që i kishte, posaçërisht nga Katari, Gündo vendosi të rikthehej tek City, ku sot pritet t’i kryejë vizitat mjekësore.

Përfaqësuesi i deridjeshëm gjerman do të nënshkruajë kontratë për një vit, deri në qershor 2025, me mundësinë e vazhdimit të saj për një vit tjetër, deri më 2026, nëse palët duan. /Gazeta Express/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 12:36