Nottingham Forest insiston për Nketiah, gati oferta e re

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 12:42

Nottingham Forest insiston për Nketiah, gati oferta e re

Drejtuesit e Nottingham Forest raportohet se janë duke insistuar që të transferojnë sulmuesin e Arsenalit, Eddie Nketiah.

Nottingham Forest sipas medieve britanike, janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar nga Arsenali për Nketiah.

Forest është në negociatat të vazhdueshme me ‘Topçinjtë’ për Nketiah, madje, siç raportohet, Forest është e gatshme ta bëjë yllin e Arsenalit lojtarin më të paguarin në skuadër.

Arsenali tashmë ka refuzuar ofertën e parë nga Forest për Nketiah, por thuhet se Nottingham Forest janë duke përgatitur ofertën e re për Nketiah.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 12:42