Luana Vjollca reagon sërish për ndarjen? Këtë herë thotë Bye, Bye…

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Gusht, 2024 12:21

Luana Vjollca reagon sërish për ndarjen? Këtë herë thotë Bye, Bye…

Pak kohë më parë Kryefjala.com zbuloi se Luana Vjollca ishte sërish single, e fill pas kësaj duket se është fokusuar në projektet muzikore dhe karrierën e saj.

Pak ditë më parë ajo publikoi projektin “Atë natë” me Lumi B, ku kënga fliste për ndarjen, ama siç vetë Luana ka nënkuptuar nëpërmjet postimeve arsyet që fliten në këngë nuk janë arsyet që lidhen me jetën e saj personale.Pak minuta më parë, Luana ka publikuar një tjetër projekt të ri i cili titullohet “Bye Bye” dhe është një bashkëpunim me Don Phenom dhe Ervin Qerimi. Një këngë ritmike e cila është plot ngjyra dhe i jep kuptim verës.

Një tjetër këngë ndarje,ama me siguri as kjo nuk është arsyeja e vërtetë, duke patur parasysh edhe faktin sesa e rezervuar është në detaje Luana Vjollca. Një tjetër gjë që është e sigurt, është fakti se Luana mund tu bëjë të kërceni pas ndarjes dhe jo të qani. Kështu që ngrini volumin në maximum dhe thoni “Bye Bye”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Gusht, 2024 12:21