Mister kalimi i Brojës tek “Ipswich Town”, asnjë konfirmim zyrtar mbi transferimin, trajneri shton dyshimet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Gusht, 2024 13:44

Mister kalimi i Brojës tek “Ipswich Town”, asnjë konfirmim zyrtar mbi transferimin, trajneri shton dyshimet

Dukej gjithçka e mbylllur, mirëpo e vërteta është se transferimi i Armando Brojës tek Ipswich Town është ende i pakompletuar.

Jo vetëm kaq, por deklaratat e fundit të trajnerit të skuadrës së Premier Legue e shtojnë edhe më shumë misterin mbi këtë lëvizje të menduar në merkato.

Të martën u bë e ditur se Chelsea dhe Ipswich kishin arritur një marrëveshje për huazimin e 22-vjecarit shqiptar me kusht se nëse Ipswich siguronte mbijetesën, detyrimisht duhej të blinte kartonin e Brojës për 30 milionë paund.

U përfol e marta në mbrëmje si momenti i vizitave mjekësore, pastaj e mërkura, por asnjë lajm zyrtar nga të dyja klubet.

I vetmi që theu akullin dhe komentoi këtë çështje ishte trajneri i Ipsëich, Mek Kena, përpara sfidës me Manchester City në kampionat. “Asgjë nuk është e konfirmuar ende, për sa kohë konfirmimi nuk vjen, mendoj që transferimi është ende larg”, deklaroi tekniku, duke shtuar pikëpyetjet mbi këtë çështje.

Ndonëse mediat britanike bëjnë me dije se këtë të premte do të merret vesh përfundimisht nëse Broja do të kalojë apo jo në klubin modest të Premier League.

Ajo që bën përshtypje është fakti që ndonëse ka një organikë tejet të ngjeshur, Chelsea nuk po arrin dot të mbyllë marrëveshjet me klubet e tjera për shkak të pretendimeve të larta financiare për kartonat e lojtarëve.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Gusht, 2024 13:44