Beniada bën hapin e parë në industrinë e muzikës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2024 12:31

Beniada bën hapin e parë në industrinë e muzikës

Arinda Gjoni dhe Beniada Nishani kanë publikuar të dielën projektin e ri muzikor.

“Vetes” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Njëherësh ky është projekti debutues i Beniada Nishani meqë një gjë të tillë e kishte paralajmëruar prej kohësh.

Teksti, muzika dhe producimi vlen të ceket se u bë nga Fatjon Miftari.

Nuk dihet nëse modelja do të vazhdojë të bëjë muzikë apo ishte thjesht një sfidë për të.

Besohet se kënga do të ketë suksesin e merituar dhe do të pëlqehet nga publiku.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2024 12:31