Ergin Borova përshkoi me not mbi 21 kilometra në Liqenin e Ohrit për qëllime humanitare
Për shtatë orë të plota, strugani Ergin Borova, që jeton dhe punon në Holandë, arriti të notojë 21.5 km në Liqenin e Ohrit, nga Muzeu i Ujit në Ohër deri në Strugë, duke përcjellë kështu një mesazh të fortë të mbështetjes më të madhe për qendrën e kujdesit ditor për fëmijët me nevoja të veçanta, e cila, falë nismës së tij, funksionon në Strugë për disa vjet. Edhe pse nuk është profesionist i maratonës, dëshira e tij ishte më e fortë se gjithçka për ta realizuar këtë arritje. Mbërriti një orë e gjysmë para orarit të planifikuar.
“Për një maratonë prej 21.5 kilometrash duhet shumë përgatitje dhe stërvitje. Kam një vit që jam i zënë me stërvitje. Dje notova 21.5 kilometra dhe ishte një sfidë shumë e madhe për mua diku mes 15 dhe 18 kilometrave. Trupi im hoqi dorë, por nëse mendja juaj thotë se duhet të notoni, atëherë trupi juaj gjithashtu ju bën të ecni përpara”, deklaroi Ergin Borova-humanist.
Në vitin 2021, Borova notoi 10 kilometra, me nismë për hapjen e një qendre të tillë. Por ai thotë se kjo nuk mjafton.
“Qëllimi kryesor i kësaj nisme tani është të rrisë sensibilitetin e prindërve, të bashkohen më shumë fëmijë në qendër. Dhomat duhet të përshtaten me nevojat e tyre dhe programet që kemi duhet të përshtaten vazhdimisht. Është mirë që vazhdimisht të ndërgjegjësohen për këtë temë populli, që ta dinë që ne e kemi qendrën dhe kemi fëmijë të tillë”, u shpreh Ergin Borova-humanist.
Borova thotë se nevojitet më shumë mbështetje si nga institucionet ashtu edhe në nivel shtetëror. Ergini një ditë më parë u mirëprit në Strugë si hero, dhe si një njeri që dëshiron të ndihmojë mjedisin dhe bashkëqytetarët e tij. /Alsat.mk