Gjendet i vdekur një 66-vjeçar në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:08

Gjendet i vdekur një 66-vjeçar në Shkup

Më datë 25.08.2024, në ora 20:00, në SPB Shkup është raportuar se përballë një objekti banesor në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekuri I.F (66) nga Shkupi.

Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Ndërsa hetim ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:08