Haaland është i pazëvendësueshëm të City, thotë Guardiola

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2024 16:44

Haaland është i pazëvendësueshëm të City, thotë Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka thënë se ylli i skuadrës së tij, Erling Haaland është lojtar i pazëvendësueshëm tek kampionët në fuqi të Anglisë.

Sulmuesi norvegjez shënoi hat-trick në fitoren e City-t ndaj Ipswich (4-1), ndeshje kjo e zhvilluar fundjavën që lamë prapa.

“Haaland është i pazëvendësueshëm për ne, por do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë kur të fillojë kalendari i çmendur për të gjitha skuadrat pas pushimit ndërkombëtar, kur fillojnë Champions League dhe Carabao Cup”, ka thënë Guardiola.

Strategu spanjoll e pranon se edhe Haaland-it do t’i duhet ndonjë ditë pushim.

Guardiola kërkon përqendrim maksimal nga skuadra e tij për çdo ndeshje.

“Do të gjejmë një mënyrë për ta zëvendësuar kur ka nevojë për pushim apo rrethana të tjera. Ndërkohë që do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë mirë”, ka theksuar Guardiola.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2024 16:44