Mexhiti në takime me krerët shtetërorë në Tiranë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 22:22

Mexhiti në takime me krerët shtetërorë në Tiranë

Nesër (e martë) zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takojë krerët e shtetit shqiptar.

Në komunikatën drejtuar mediave thuhet se gjatë qëndrimit në Tiranë, Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Bajram Begaj, ndërsa me ftesë të ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferenën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 22:22