Mexhiti: Qeveria jonë do ta ndërtojë kampusin për Universitetin “Nënë Tereza”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:35

Mexhiti: Qeveria jonë do ta ndërtojë kampusin për Universitetin “Nënë Tereza”

Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e 114 vjetorit të lindjes së shenjëtores shqiptare, Nënë Tereza, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka vizituar universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan gazeta LAJM.

Në takim me rektorin e këtij universiteti, Mexhiti, ka dhënë lajmin e madh se Qeveria pritet që këto ditë të hap procedurën për fillimin e ndërtimit të kampusit të këtij institucioni të lartë arsimor.

“Pritet që këto ditë të kalojë në Qeveri vendimi për hapjen e procedurës për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar. Me këtë investim dëshmojmë që prioritet mbi prioritetet tona do të jetë arsimit në të gjitha fushat”, tha mes tjerash Mexhiti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:35