PAS LUFTËS SË VITIT 2001, BDI DHE MBI 20 PARTI POLITIKE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2024 08:17

PAS LUFTËS SË VITIT 2001, BDI DHE MBI 20 PARTI POLITIKE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Në Maqedoninë e Veriut, ka pasur dhe ka shumë parti politike shqiptare, si para luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001, ashtu edhe pas!

Nga viti 2001 e këndej kanë ardhur dhe kanë shkuar në harresën historike shumë parti politike shqiptare, e bashkë me to edhe mbi 24 kryetarët e tyre e me siguri se do të shkojnë edhe të tjera, të tjera!

Subjektet politike shqiptare që lindën dhe u shuan, koha dëshmoi se nuk mundën t’i qëndronin konkurrencës së madhe që impononte gara politike zgjedhore dhe qëndrimi vertikalisht dhe në interes të zgjedhësve!

Shumë nga këto 20 parti politike shqiptare, të cilat e kanë filluar rrugëtimin e tyre që pas përfundimit të luftës së UÇK-së dhe më vonë, e kanë ndërprerë aktivitetin dhe praktikisht janë shuar, ose ecin zvarrë, apo në rastin më të shëmtuar edhe bëhen vazale!

Të gjitha këto parti që do t’i gjeni më poshtë me emra dhe me emra e mbiemra të themeluesve e kryetarëve të tyre!

Partitë e poshtë shënuara, gjatë veprimtarisë se tyre nuk kanë ecur të vetme, por kanë edhe në koalicione të ndryshme, madje edhe me VMRO-në e me LSDM-në, dhe ajo që e vlenë të potencohet, është se të gjitha këto parti politike, kanë qenë, por disa sosh, edhe mbeten në rivalitet të pistë me Bashkimin Demokratik për Integrim, dhe të Frontit Europian që u prinë Lideri i madh kombëtar Ali Ahmetit!

Partia e parë politike legale në Maqedoni të Veriut ishte PPD!

PPD- Partia për Prosperitet Demokratik,
Kryetarët: Nevzat Halili, Xheladin Murati, Abdurrahman Aliti, Imer Imeri, Abdylmenaf Bexheti, Abdyladi Veseli, Sefedin Haruni dhe disa të tjerë rresht, derisa u shua me 2017!

PDSH- Partia Demokratike Shqiptare
Kryetar: Arbën Xhaferi, Menduh Thaçi

PDK- Partia Demokratike Kombetare
Kryetar: Kastriot Haxhirexha, Xhezair Shaqiri!

PR- Partia e Re Republikane,
Kryetar: Mevlan Tahiri!

FRD – Forcat e Reja Demokratike,
Kryetar: Hysni Shaqiri!

BDK – Bashkimi Demokratik Kombetar,
Kryetar: Hysni Shaqiri

PAD – Partia për Ardhmeri Demokratike,
Kryetar: Alajdin Demiri,

AK-Alternativa Demokratike,
Kryetar: Harun Aliu!

BDSH- Baskimi Demokratik Shqiptar,
Kryetar: Bardhyl Mahmuti!

DR- Demkoracia e Re,
Kryetar: Imer Selmani!

LSH – Lidhja Shqiptare,
Kryetar: Valon Bela!

RDK – Rilindja Demokratike Kombëtare,
Kryetar: Rufi Osmani, Vesel Mehmedi dhe Fadil Zendeli!

UNITETI – Partia Uniteti,
Kryetar: Gëzim Ostreni!

PP – Partia e Popullit,
Kryetar: Xhelil Bajrami

LSHD – Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi,
Kryetar: Adnan Abdullahu

LR-PDSH – Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare dhe më vonë Aleanca për Shqiptarët,
Kryetar: Ziadin Sela!

LP- Lëvizja Populli
Kryetar: Skender Rexhepi- Zejdi

PDE- Partia Demikratike Europiane
Kryetar: Arianit Hoxha

ASH- Aleanca për Shqiptarët
Kryetar: Arben Taravari

BESA- Levizja Besa
Kryetar: Bilall Kasami

Alternativa- Partia Alternativa
Kryetar: Afrim Gashi, Zeqirja Ibrahimi

LD- Levizja Demokratike
Kryetar: Izet Mexhiti

Fuqia heroike e partisë politike – BDI, është për admirim, është për respekt e konsideratë, këtë e dinë edhe miqtë edhe armiqtë politik të saj, brenda e jashtë Maqedonisë së Veriut

E vetmja parti që rrënjët i ka në gjakun e derdhur për liri, që i ka në aktivitetin e thellë kombëtar të dekadave të pandërprera dhe në projektet e mëdha të së ardhmes progresive euroatlantike, është partia Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, vazhduesja e dretpërdrejtë e UÇK-së, e drejtuar me largpamësi nga themeluesi e strategu i saj Ali Ahmeti!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Gusht 2024!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2024 08:17