Qytetarët: I gjithë Shkupi është shndërruar në Drislla

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:12 Përditësuar

Qytetarët: I gjithë Shkupi është shndërruar në Drislla

Mbeturina nga më të ndryshmet por dhe kontejner të stërmbushur, edhe sot vëreheshin në shumë lagje të Shkupit.

Për të anashkaluar kundërmimin e erës së keqe qytetarët ndërronin rrugë, ndërsa ata që kanë banesat afër kontejnerëve thonë se nuk mund të hapin dritaret nda kundërmimi i erës së keqe. Shtojnë se i gjithë Shkupi është shndërruar në Drislla.

“Fillimisht qyteti i Shkupit e ka këtë por edhe qytetarët kanë faj, shumë keq, të pa ndërgjegjshëm janë. A kanë inspektor këto që marrin rroga, asnjë nuk vjen këtu, 60 kombe vinë këtu natën pas orës 23:00. Drislla këtu është nuk është atje ku duhet, edhe nga era e keqe nuk mund të rrimë në banesën tonë as dritaret s’mund të hapin”, u shpreh një qytetar.

“Kjo është katastrofë, unë kam ardhur nga Gjermania dhe them këtu nuk jetohet, kjo është e tmerrshme, kundërmon ere e keqe, çfarë është kjo nuk e di, cila ndërmarrje duhet ta bëj nuk e di, çfarë është kjo, vjen erë e keqe. Unë kam parë por si kjo gjendje jo. Si e re këtu jetoja por kishte pastërti e çfarë është tani kjo, nuk është normale”, tha një qytetare.

“S’ka asgjë jo, tanët s’kanë në duar asgjë hiç, si të thotë Danella ashtu behët, tatimet i marrin nga administrimin e të ardhurave, tatimet, nëse i vonon menjëherë i ndalin ato 6,000 denarë të ndihmës sociale dhe ta dërgosh letrën tek përmbaruesi. Çfarë të bëjë punëtori kur naftën e ka të caktuar, ai këtu i ka tre kamionë e këtu pesë ndërsa për një muaj 200 litra naftë, çfarë do bëjë me aq naftë”, deklaroi një tjetër qytetar.

Sipas ambientalistit Afrim Osmani, zgjidhja e problemit me mbeturinat do të ishte mbi të gjitha ndërgjegjësimi i qytetarëve por edhe funksionimi i shtetit juridik.

“Sistemi që themi është i njohur si funksionimi i shtetit juridik, shembull polici të bëjë punën e vet, inspektori për mjedisin jetësorë të bëj punën e tij, ndërmarrjet publike por edhe ne si qytetarë të ndërgjegjësohemi në nivele më të larta sepse duhet që të gjithë të kyçemi dhe të inkuadrohemi në mbrojtjen e mjedisit jetësorë, pa dyshim se riciklimi do të ishte zgjidhje duke e klasifikuar mbeturinën, letër, plastikë, qelqi dhe mbeturinat tjera të përditshme dhe pa dyshim kjo do ta ulte nivelin e ndotjes nga mbeturinat e këtilla”, deklaroi Afrim Osmani – Ambientalist.

Pas tre ditësh, pra më datë 29 gusht, është paraparë që të mblidhet këshilli i Qytetit të Shkupit ku dhe do të vendosët se si do të tejkalohet kriza me mbeturinat por edhe me Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik. Deri atëherë qytetarët do të duhet të përballën me situatën e mos funksionimit siç duhet të dy ndërmarrjeve publike në kryeqytet, atë të NQP-së dhe Higjienës Komunale. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:12 Përditësuar