LSDM: Gashi pranoi se përgjegjësia është tek Toshkovski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:32

LSDM: Gashi pranoi se përgjegjësia është tek Toshkovski

LSDM sot ka akuzuar ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovskin se po keqpërdor vendkalimin kufitarë në Bllacë.

Nga LSDM thonë se këtë e ka pohuar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pranuar sot se dasmorët me vetura private në vendkalimin kufitar Bllacë kanë kaluar pa kontroll nga policia dhe konfirmoi se përgjegjësia për këtë është e Toshkovskit, i cili është shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gashi ka konfirmuar të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja për lëshimet dhe keqpërdorimet në pikën kufitare Bllacë dhe përgjegjësinë e ka vendosur te Toshkovski.

Të gjitha përpjekjet për të kaluar përgjegjësinë te një menaxher turni kanë dështuar.

Peshku qelbet nga koka dhe kreu i MPB-së është Pançe Toshkovski dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi”, thonë nga LSDM.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:32