Nikollovski flet për Autostradën Shkup-Bllacë: Është duke u rishikuar, vështirë i realizueshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2024 15:30

Nikollovski flet për Autostradën Shkup-Bllacë: Është duke u rishikuar, vështirë i realizueshëm

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, janë duke e shqyrtuar projektin për dymbëdhjetë kilometrat e fundit të autostradës Shkup-Bllacë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski.

Sipas tij, projekti ekzistues nuk e ndjek trasenë aktuale për në Bllacë, por është krejtësisht e re, malore, e paqartë nëse është e realizueshme dhe me pjesë shumë të shtrenjta. “Këto 12 kilometra nuk ndjekin trasenë ekzistuese, të cilin e njohim të gjithë.

Nga ana e Kosovës ka një rreth rrotullim dhe është logjike të bashkohemi këtu. Por nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, menaxhmenti i mëparshëm, me në krye Ejup Rustemin, vendosi, sot e kësaj dite nuk e di pse, të shkojë në një trase të re, e cila është malore dhe në cilën rrugë, nga 12 kilometra gjashtë kilometra janë tunele. Aktualisht vlera e llogaritur është 240 milionë euro, që është 20 milionë euro për kilometër, dhe pyetja e dytë është se a mund realisht të realizohet”, tha Nikollovski.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2024 15:30