Bytyqi nuk mbështet interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:32

Bytyqi nuk mbështet interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi para seancës së sotme në të cilën do të diskutohet për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, tha se nuk do ta përkrahë të njëjtën duke e cilësuar atë si nacionaliste dhe ksenofobe.

“Mendoj se detajet janë atë që e bëjnë ndryshimin mes qëndrimit të partisë. Nuk mendoj se në të kaluarën por edhe sot jam i prirur që të përkrah interpelancë nacionaliste, shoviniste dhe ksenofobe, siç është ajo e dorëzuar nga “E Majta” për kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së.

Ndërkohë që dje lideri i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi se partia e tij do ta votojë interpelancën kundër Afrim Gashit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 19:32