Ja sesi të mbyllni me lehtësi një aplikacion Windows që nuk përgjigjet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 20:25

Ja sesi të mbyllni me lehtësi një aplikacion Windows që nuk përgjigjet

Kur një aplikacion ka ngecur në Windows, procedura standarde që të gjithë ndjekin është të hapni Task Manager, të gërmoni mes listës së proceseve që janë në funksion dhe të përdorni opsionin End Task për ta mbyllur aplikacionin në fjalë.

Por ekziston një mënyrë tjetër më e lehtë për ta bërë. Në këtë artikull ju tregojmë sesi të shtoni opsionin End Task në menunë që shfaqet për aplikacionet e hapura në Taskbar.

Ja sesi të aktivizoni opsionin

Për të aktivizuar End Task në taskbar shkoni në Settings. Klikoni System dhe më pas shfletoni poshtë gjersa të shikoni For Developers. Klikoni mbi të.

Më pas shfletoni gjersa të gjeni opsionin End Task. Aktivizojeni. Kjo është e gjitha.

Opsioni tashmë duhet të shfaqet në menunë që paraqitet kur klikoni me të djathtën e mausit mbi një aplikacion në Taskbar.

Ky është një proces që mbyll aplikacionet dhe programet me forcë që do të thotë se çdo gjë e bërë në to nuk do të duhet në momentin që aplikohet End Task.

/PCWorld Albanian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 20:25