Ratkoceri: E tmerrshme përgatitja e terrenit për anulimin e Ligjit për gjuhën shqipe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:05

Ratkoceri: E tmerrshme përgatitja e terrenit për anulimin e Ligjit për gjuhën shqipe

E tmerrshme përgatitja e terrenit nga VLEN dhe mediat afër tyre për të prodhuar argumente për anulimin e neneve kryesore të Ligjit që rregullom përdorimin e gjuhës shqipe, respektivisht qëllimin për  barazimin e saj me përdorimin e gjuhës turke apo asaj rome në komunat ku këta janë shumicë. Njëjtë si me “Balancerin” që rregullonte punësimin e shqiptarëve, e të cilin si kërkesë të VMRO-së, e hoqën edhe pushtetarët shqiptarë duke akuzuar ata që e kishin sjell!

Kështu shkruan gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri ndërsa komenton paralajmërimin për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Postimi i plotë i gazetarit Arben Ratkocerit:

E tmerrshme përgatitja e terrenit nga VLEN dhe mediat afër tyre për të prodhuar argumente për anulimin e neneve kryesore të Ligjit që rregullon përdorimin e gjuhës shqipe, respektivisht qëllimin për  barazimin e saj me përdorimin e gjuhës turke apo asaj rome në komunat ku këta janë shumicë.
Njëjtë si me “Balancerin” që rregullonte punësimin e shqiptarëve, e të cilin si kërkesë të VMRO-së, e hoqën edhe pushtetarët shqiptarë duke akuzuar ata që e kishin sjell!

Në vend që të rrisin punësimet e shqiptarëve dhe të avancojnë shqipen aq sa është, p.sh gjuha serbe në Kosovë, VLEN sulmon edhe kërcënon ata që sollën këtë ligj dhe të tjerët që janë në mbrojtje të shqipes, ku bashkë me VMRO-në paralajmërojn spektakle arrestimesh në emër të luftës kundër korrupsionit dhe destabilizimit të vendit nga e shqiptarëve.

P.S. Vetëm Lëvizja BESA duket se (së paku në bazë të deklarimeve) nuk do ta pranojë lehtë degradimin e shqipes përmes instrumentalizimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilën e kanë në kontroll të plot pushteratët aktual njëjtë si ata paraprak, ku jorastësisht mu tani e jo më herët kjo gjykatë paralajmëroi që do të veprojë kundër shqipes!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:05