Hasani: Interpelancë duhet të kishte për ministrin e Punëve të Brendshme, jo ta defokusojmë opinionin me interpelancë ndaj Gashit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 21:52

Hasani: Interpelancë duhet të kishte për ministrin e Punëve të Brendshme, jo ta defokusojmë opinionin me interpelancë ndaj Gashit

Po mundohemi me defokusu opinionin me një skanim të çantës”, kështu tha deputeti i BDI-së, Ilir Hasani kur foli për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Hasani tha se do të duhej të kishte interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme dhe jo ndaj Afrim Gashit. Tutje, Hasani tha se ka dyshime se pse Levica vihet në funksion të VMRO-së, ndërkohë që përmendi nëntorin e vitit 2021.

“Pikërisht, do të kishte dashtë të bëhej interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, ne e defokusojmë opinionin me se Afrim Gashit duhet t’i bëjmë interpelancë”, tha Hasani.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 21:52