ISHT: Të respektohet vendimi i Qeverisë për marzhën e materialeve shkollore, prej nesër inspektorët dalin në terren

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 22:53

ISHT: Të respektohet vendimi i Qeverisë për marzhën e materialeve shkollore, prej nesër inspektorët dalin në terren

Inspektorët e Tregut nga e enjtja në terren. Tregtarët e përfshirë në vendimin e qeverisë për mjetet shkollore duhet patjetër t’i harmonizojnë çmimet e produkteve.

Nëse konstatohet shkelje e vendimit të Qeverisë, do të gjobiten nga 800 deri në 10 mijë euro, sipas Inspektoratit.

Nga aty shtojnë se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të veprojë ekskluzivisht për kontrollin e çmimeve të përcaktuara me vendim, por nuk ka kompetencë të veprojë dhe as të ndikojë në formimin e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

“Apelojmë që të respektohet vendimi, po ashtu u bëj thirrje qytetarëve që nëse vërejnë parregullsi të lajmërojnë menjëherë Inspektoratin e Tregut. Raport mund të dorëzoni në Inspektoratin e Tregut në numrin 191 ose www.dpi.gov.mk”, deklaruan nga ISHT.

Sipas qytetarëve, vendimi është i mirë, por mund të jetë pak vonë. Masa do të zgjasë deri më 20 tetor.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 22:53