Banori i Gradecit pretendon se është mashtruar nga dy avokatë! 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:57

Banori i Gradecit pretendon se është mashtruar nga dy avokatë! 

Më datë 04.09.2024 në ora 10:00 në DPB-Gostivar, një 58- vjeçar nga Gradeci i Gostivarit, ka raportuar se është mashtruar nga dy avokatë në lidhje me një pronë të cilën e ka blerë me kontratë për shitblerje dhe e cila ishte në proces të kalimit të pronësisë.

Sipas raportit, me falsifikimin e nënshkrimeve të tre paditësve të pretenduar për prokurë, ata kanë parashtruar padi në Gjykatën Themelore të Gostivarit për konstatimin e pronësisë mbi pronën, përkatësisht tre personat dyshohet se kanë pasur marrëveshje verbale me disa shitës për blerjen dhe shitjen e pronës.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, kumtuan nga Policia e Gostivarit.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:57