Markoviq: BDI veproi mençur në seancën e interpelancës ndaj Gashit, treguan solidaritet etnik

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:46 Përditësuar

Markoviq: BDI veproi mençur në seancën e interpelancës ndaj Gashit, treguan solidaritet etnik

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nenad Markoviq theksoi sot se BDI-ja ka reaguar shumë mençur dje, në seancën për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Ai në një intervistë për televizionin Sitel tha se ishte një veprim jo edhe aq i papritur i BDI-së.

“Ata janë një parti politike me përvojë që e dinë se nëse do të bënin të kundërtën, ndoshta mund të sulmoheshin ose me lëvizjet e tyre politike mund të skualifikoheshin pikërisht në bazë të mungesës së solidaritetit etnik.

Ndaj vendosën të forcohen me faktin se kryetari i Kuvendit është shqiptar dhe se në një situatë të tillë nuk duhet të “nguten” në sytë e votuesit shqiptar dhe ndoshta për këtë arsye janë tërhequr nga çdo ide e duke marrë pjesë në një diskutim të tillë për të qenë një aktor aktiv pikërisht sepse janë të vetëdijshëm se mobilizimi i partive shqiptare, duke përfshirë edhe partitë e tjera, ndjek një parim etnik”, thotë Markoviq.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:46 Përditësuar