Paguhen borxhet ndaj bujqve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:45

Paguhen borxhet ndaj bujqve

Me mjetet e siguruara me rebalancin do të pastrohen të gjitha detyrimet e papaguara nga viti 2020 deri në vitin 2023, pra hyjmë në vitin 2024 pa asnjë barrë nga vitet e kaluara.Pagesa e mjeteve do të bëhet sipas planit dhe me dinamikë të duhur

Qeveria ka siguruar së fundmi mjetet për pagesën e subvencioneve të bujqve që kanë mbetur akoma pa paguar.

Në takimin me fermerët e rajonit të Pellagonisë në Novaci, ministri i bujqësisë, Cvetko Tripunovski theksoi se qeveria ka siguruar mjete për pagesën e subvencioneve të papaguara nga vitet e kaluara dhe janë miratuar masa shtesë për mbarëvajtjen e punës së fermerëve. Duke shtuar se me mjetet e siguruara me rebalancin do të pastrohen të gjitha detyrimet e papaguara nga viti 2020 deri në vitin 2023, pra hyjmë në vitin 2024 pa asnjë barrë nga vitet e kaluara.Pagesa e mjeteve do të bëhet sipas planit dhe me dinamikë të duhur.

Sipas tij, janë miratuar edhe masa që ndihmojnë prodhuesit e elbit dhe grurit, është rritur masa për naftën gjelbër me 100 për qind, si dhe janë nënshkruar 967 kontrata për tokë bujqësore, ndërsa do të publikohen edhe shpallje të reja për të vënë në dispozicion të gjithë tokën bujqësore.

Javën e kaluar është hapur njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Jegunoc, ku fermerët e kësaj ane, nuk do të shqetësohen më dhe do të udhëtojnë drejt Tetovës për të aplikuar apo për të kontrolluar nëse aplikimi i tyre është në rregull. Njëherësh vitin e ardhshëm Ministria e Bujqësisë do të investojë në kapacitetet teknike të çdo njësie dhe zyre rajonale për të rritur funksionalitetin e tyre. Gjithashtu në periudhën e ardhshme çdo njësi rajonale dhe punonjësit e njësive rajonale të Ministrisë do të kenë qasje në bazën e të dhënave të Agjencisë së Pagesave apo dikasterit të obliguar për pagesën e subvencioneve, në mënyrë që fermerët të mos kenë nevojë të udhëtojnë në Shkupdhe të kontrollojnë nëse aplikimi i tyre është në rregull.

Në muajt në vijim do të vazhdohet me hapjen e njësive dhe zyrave rajonale pothuajse në çdo komunë rurale në mënyrë që Ministria përmes njësive rajonale të jetë një shërbim serioz për vetë fermerët.

Qeveria kësaj jave miratoi edhe përkrahje shtesë financiare për bujqit. Për shkak të kostove më të larta të prodhimit të grurit dhe për uljen e varësisë nga importi, programi i ndërhyrjes do të rrisë subvencionimin për fermerët që ia kanë shitur të korrat tek një blerësi regjistruar. Ata duhet të marrin 3 denarë shtesë për kilogram.

Masa do të jetë e vlefshme nga 15 korriku deri më 5 shtator dhe të gjithë ata që dorëzojnë grurë do të marrin 3 denarë shtesë. Rritet subvencionet shtesë edhe për elbin dhe prodhuesit në vend të 6000 deri më tani do të kenë rritje prej 100 për qind, nga 12.000 denarë për hektar. Ky ndryshim është për shkak të rendimentit më të ulët dhe çmimit të ulët të blerjes së elbit prej 9 denarë për kilogram këtë vit për të mbuluar humbjen te prodhuesit e këtyre drithërave.

Fondi intervenues deri më tani ka siguruar mjete për rritje të financimit të lulediellit, të dorëzuar blerësit të regjistruar prej 5 denarë për kilogram dhe për përkrahje për rrushin e blerë për verë në vlerë prej 1 denar për korrjen e vitit 2023. Ministria përkatëse njofton edhe për ndërhyrje financiare për prodhuesit e kumbullës. (koha.mk)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:45