Rrjetet sociale, arrestohet një pedofil nga Gostivari

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:53

Rrjetet sociale, arrestohet një pedofil nga Gostivari

Më datë 04.09.2024 në ora 19:10, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin A.M (31) nga një fshat i Gostivarit.

Më herët, një i mitur nga Gostivari, në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale, ka raportuar se në një periudhë rreth dy vjeçare me personin A.M. kanë komunikuar përmes një rrjeti social, gjatë të cilit ai i kërkonte shpesh që të takoheshin dhe të kryenin mardhënie seksuale.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:53