Toshkovski: Vetëm me 15 % të kamerave për 24 orë janë regjistruar mijëra parregullsi, imagjinoni me 100 % të kamerave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 21:39

Toshkovski: Vetëm me 15 % të kamerave për 24 orë janë regjistruar mijëra parregullsi, imagjinoni me 100 % të kamerave

Komunikacioni në Shkup do të furnizohet me sistemin e kamerave për regjistrimin e parregullsive, por duhet kohë për kompletimin e saj, vlerësoi ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk.

“Sistemin e kamerave për parregullsi komunikacioni patjetër duhet ta zbatojmë në mënyrë të drejtë, me atë do të shpëtojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Toshkovski.

Ai sqaroi që akoma sistemi është në testim, ndërsa premtoi që sistemi i kamerave për incizim të parregullsive në komunikacionin e Shkupit në momentin që do të kompletohet, do të fillojë zbatimin.

“Gjatë periudhës testuese kemi konstatuar se me 15 përqind të kamerave aktive në periudhën prej 24 orëve janë regjistruar mijëra kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë, paramendoni sa do të kemi me 100 përqind të kamerave dhe kush do t’i procedojë këto raste”, deklaroi Toshkovski.

Ai vlerësoi se më zbatimin e sistemit të kamerave në komunikacion, do të shpëtojmë jetën e njerëzve, pasi numri i parregullsive në komunikacion nuk do të jetë kaq i madh në momentin kur qytetarët e kuptojnë se sistemi është funksional.

Ndryshe, kamerat e vendosura janë pjese e projektit “Safe City”, projekt i cili për momentin po përmirësohet. Në kuadër të këtij projekti, në disa pjesë të Shkupit janë instaluar kamerat për regjistrimin e parregullsive në komunikacioni.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 21:39