Aksidentohen trajneri dhe disa lojtarë të K.F. Bashkimit nga Kumanova | FOTO
Klubi i futbollit “Bashkimi” nga Kumanova njofton se gjatë ditës së sotme, trajneri dhe disa lojtarë të klubit kanë pësuar një aksident trafiku.
“Rrugës për në seancën e rregullt stërvitore, trajneri i klubit Bazhe Janakievski, si dhe lojtaret Memet Rizahamza dhe Borijan Panovski në hyrje të Kumanovës patën një aksident komunikacioni, ku për fat të mirë kaluan pa lëndime serioze, përveç krye-trajnerit i cili ka disa lëndime pak më serioze!
I urojmë lojtarëve tanë shërim të shpejtë dhe falënderojmë Zotin e gjithëfuqishëm që ky aksident nuk kaloi me pasoja fatale!”, thuhet në njoftimin e K.F. Bashkimi nga Kumanova.