Shefi i Diplomacisë italiane në Shkup, Tajani paralajmëroi takim për shfrytëzimin e potencialit të Korridorit 8!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:45

Shefi i Diplomacisë italiane në Shkup, Tajani paralajmëroi takim për shfrytëzimin e potencialit të Korridorit 8!

Punojmë dhe do të punojmë që RMV-ja të jetë anëtare efektive e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur – ka deklaruar Ministri I Jashtëm I Italisë, Antonio Tajani, I cili në press-konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha se vizita e tij nuk është vetëm formale, por një mesazh I qartë për investimet italiane për përshpejtimin e aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

ANTONIO TAJANI – MINISTËR I JASHTËM I ITALISË

“RMV-ja është shumë e rëndësishme, vend mik I Italisë. Duam ta rrisim numrin e sipërmarrësve Italian. Para se ta ateroja u takova me sipërmarrës që duan të investojnë në RMV dhe u thashë se ka shumë mundësi investimi. RMV-ja është anëtare e NATO-s dhe kemi bashkëpunim të ndërsjelltë ekonomik. Do të organizojmë takim për të shfrytëzuar potencialin e Korridorit 8. Deri në fund të vitit të hapim diskutime me RMV-në, Bullgarinë dhe Shqipërinë, që të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi I tregut të brendshëm”

TIMÇO MUCUNSKI – MINISTËR I JASHTËM

“Vizita e sotme vetëm se konfirmon bashkëpunimin 30-vjecar RMV – Itali. Potencova rëndësinë për parashikueshmërinë e rrugës drejt integrimeve evropiane dhe u sigurova për mbështetjen Italiane në rrugën tonë drejt BE-së. Italia është dhe mbetet një nga mbështetësit më mëdhenj të qëllimeve tona të jashtme politike dhe strategjike, vecanërisht kur bëhet fjalë për anëtarësimin fuqiplotë në BE”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:45