Aksidenti në Gostivar, shkon në dy numri i të vdekurve!
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në kilomentrën e tretë të magjistrales Gostivar – Kërçovë, njofton Gostivari Sot
Aksidenti u shkaktua si pasojë e përplasjes mes një kamion me targa të Kosovës dhe veture. Njëri nga viktimat që ndodhej në veturën BMW me targa të Gostivarit ka vdekur në vendngjarje e pasagjeri tjetër pasi është hospitalizuar në Spitalin e Gostivarit.
Jo zyrtarisht, aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së automjetit në lëvizje. BMW, ka devijuar nga rruga.
Gostivari Sot mëson që viktimat janë T.R dhe B.H, banorë të Gostivarit.
Për shkak të aksidentit, nga ora 21:20 sonte, komunikacioni është në ndërprerje të plotë. Siç ka njoftuar LAMM, komunikacioni është duke u zhvilluar përmes fshatit Raven. Gostivari Sot