E enjtja e kobshme për Gostivarin, ka ndërruar jetë edhe një 39 vjeçar

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2024 08:32 Përditësuar

E enjtja e kobshme për Gostivarin, ka ndërruar jetë edhe një 39 vjeçar

Mbrëmja e së enjtes ka qenë e kobshme për Gostivarin. Krahas dy viktimave që humbën jetë në aksidentin tragjik në magjistralen Gostivar – Kërçovë, është regjistruar edhe një tjetër jetë e humbur, njofton Gostivari Sot

Në shtëpinë familjare në lagjen Banjeshnicë ekipi nga ndihma e shpejt e Gostivarit ka konstatuar vdekjen e një 39 vjeçari. Jo zyrtarisht, shkak i vdekjes është bërë mbidozimi nga narkotikë, por autopsia do ta saktëson.

Gostivari Sot mëson që i ndjeri në ato momente ka qenë i shoqëruar nga një mik i tij, shtetas i Bosnjës, i cili më pas është shoqëruar në Stacionin Policor për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

I ndjeri bashkë me familjen jetonte në Zvicër dhe në vendlindje ndodhej bashkë me shokun e tij nga Bosnja.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Spitalin e Gostivarit.

Brenda ditës pritet të del me informacione rreth rastit Policia e Gostivarit, ekip i së cilës bashkë me prokurin publik deri pasmesnate kanë kryer ekspertizën në vendngjarje.

Rasti u konfirmua për Gostivari Sot nga SPB-Tetovë. Gostivari Sot

Lexo edhe: Aksidenti në Gostivar, shkon në dy numri i të vdekurve

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2024 08:32 Përditësuar