NANA STANË BËHET EDHE SIMBOLIKA E NËNË SHQIPËRISË

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shtator, 2024 20:14

NANA STANË BËHET EDHE SIMBOLIKA E NËNË SHQIPËRISË

Një shkrim i mrekullueshëm, nga autori mendjeprehtë, luftëtari i lirisë, ilegali e organizatori i Lëvizjes Çlirimtare, Ismet Sylejmani!

Edhe mënyra e artikulimit, edhe koha e porosia janë të duhura, të ngërthyera mrekullisht, që këtë shkrim e bënë “mehlem për varr”, e analog me porosin e atdhetarëve të mëdhenj nga koha e Rilindjes Kombëtare; ” Qoftë mallkue kush qet ngaterrime në mes vllazën, shoq me shoq, tuj përça me flakë e shkrime, çka natyra vet përpoq” (Ndre Mjeda)!

Kjo porosi, vie e bëhet më madhështore, me figurën e Nanës Stanë, e cila nuk di me i nda djemtë e Saj, prej djemëve të tjerë të lirisë, që bashk si vëllëzër ishin vënë në ballë të luftës për liri!

Nana Stanë bëhet edhe simbolika e Nënë Shqipërisë, mëmëdheut, por Nana Stanë, bëhet edhe porosia e duhur, sidomos në këtë kohë, ku na shpërfaqen dukuri tejet të dëmshme e të paduhura…

Nana Stanë, është Nanë e të gjithë çlirimtarëve, andaj çlirimtarët e vërtet, as nuk e hetojnë e as nuk e pranojnë dallimin e, as ndasinë!

Derisa, në shkrimin e në zonën e autorit të nderuar, Nana Stanë, mund të trajtohet si fenomen, ose autori përmes fenomenit, gjakon të theksojë dukurinë; Kjo, në zonën tonë është dukuri, sepse patëm plot Nana Stane, andaj autori me shkrimin e Tij del i fituar, fillimisht për tematikën e, pastaj edhe për mënyrën e shtjellimit e mbi të gjitha, për POROSINË!

Respekt për Nanën Stane, dhe gjitha Nanat Shqiptare!
Respekt për autorin që me sensin e Tij, kap të tilla finesa e përmes tyre na mrekullon!

Dr. Gani Morina,
Prishtinë, 14.09.2024!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shtator, 2024 20:14