Kryeministri hungarez Viktor Orban do të vizitojë Maqedoninë deri në fund të shtatorit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 22:05

Kryeministri hungarez Viktor Orban do të vizitojë Maqedoninë deri në fund të shtatorit

Kryeministri hungarez Viktor Orban do ta vizitojë Maqedoninë deri në fund të shtatorit, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Tani për tani, sipas Mucunskit, nuk dihet saktësisht se ku do të mbahet ky takim, ndërsa jozyrtarisht po përmendet Ohri, me 25 dhe 26 shtator si data të mundshme, përcjell FLAKA.

I pyetur për të komentuar mbi akuzat se Hungaria po vepron si një front për Kinën në kredinë prej 500 milionë eurosh për vendin, Mucunski tha në një intervistë për “360 gradë” në MRT 1 se nuk kishte parë asnjë provë të besueshme për një pretendim të tillë dhe se kredia ishte nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, i cili aktualisht kryeson BE-në.

“Hungaria është një vend, kryeministri i të cilit mban rregullisht takime dypalëshe me përfaqësuesit më të lartë të disa prej vendeve që ju renditët. Madje është pranuar prej tyre edhe në kryeqytetet e tyre, me të cilat tregton, me të cilët ka bashkëpunim të shkëlqyer diplomatik dhe ekonomik, kështu që nëse duam ta shohim përmes prizmit të sfidave të caktuara që ka, do të jetë gjithmonë aty. Një shtet anëtar nuk do të pajtohet me një tjetër, një tjetër nuk do të pajtohet me një të tretë. Por çfarë do të thotë kjo, nëse Republika Çeke ose Sllovakia hapin një mosmarrëveshje nesër, ne duhet të zgjedhim me kë të bashkëpunojmë. Ne do të bashkëpunojmë me Gjermaninë dhe Hungarinë dhe Austrinë dhe Francën”, thotë Mutsunski. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 22:05