Shporta konsumatore, a duhet të ketë kufizime të çmimeve?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 21:11

Shporta konsumatore, a duhet të ketë kufizime të çmimeve?

Po kërkohet zgjidhje për shportën konsumatore të vjeshtës, ku do të përfshihen pemët, perimet dhe disa produkte ushqimore, ku ekipi punues duhet të vendosë se a duhet apo jo të ketë kufizim të çmimeve ose të kufizohet marzha në 5, 10, 15%.

Nga Ministria e Ekonomisë thotë se në ministri kanë pasur takime dhe se po dëgjohen propozimet nga të gjitha palët dhe të njëjtat qëndrime do t’i dorëzohen Qeverisë, të cilat do të shqyrtohen në njërën nga seancat e ardhshme.

Dje, kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se me fuqi nuk dëshirojnë të miratojnë asgjë dhe nëse është e nevojshme për t’i harmonizuar qëndrimet, do të pritet edhe një javë. Sipas ekspertëve, oferta dhe kërkesa duhet të përcaktojë çmimet në treg, ndërsa në raste të çrregullimit të tregut duhet të intervenojë shteti duke ndërmarrë masa si lehtësime tatimore apo ulje të tarifave doganore, të cilët kanë ndikim të madh në përcaktimin e çmimit.

“Qytetarët po varfërohen për shkak të ndryshimit të raporteve treg-çmim dhe këtu relacionet e tilla janë të rëndësishme që të harmonizohen dhe të balancohen, ku me këtë të ngadalësohet inflacioni. Janë të nevojshme më shumë masa të cilat duhet të aktivizohen në kushte të çrregullimit të tregut dhe rritjes së inflacionit. Një ndër masat afatgjate pasqyrohen në një sistem stabil ku janë të harmonizuara dinamikat e ofertës dhe kërkesës dhe ku shteti është i mjaftueshëm. Tek ne kemi një sasi të rëndësishme të importit, e cila ndikon në inflacion të importuar.”, – theksoi profesori universitar, Jovan Pejkovski.

Rikthimin e masës për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë e kanë kundërshtuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, të cilët ditë më parë për TVM2 deklaruan se kjo masë nuk e ka dhënë efektin e vet dhe do të ndikojë në rritjen e ekonomisë gri.

Sa i përket fillimit të implementimit apo të prolongimit të ligjit për praktikat e padrejta tregtare, i cili nga data 28 duhet të hyjë në fuqi nga Qeveria, janë në pritje të qëndrimeve nga Odat Ekonomike dhe në bazë të atyre qëndrimeve do të marrin vendim edhe për këtë ligj. (TVM2)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 21:11