Apple prezanton iOS 18 – ndërsa Apple Intelligence vjen nga muaji i ardhshëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 20:15

Apple prezanton iOS 18 – ndërsa Apple Intelligence vjen nga muaji i ardhshëm

Apple ka njoftuar se iOS 18 është tani i disponueshëm, duke ofruar mënyra të reja për të personalizuar iPhone.

Ndërsa sipas mediave të huaja, duke filluar nga muaji i ardhshëm, iOS 18 do të prezantojë Apple Intelligence.

Apple lëshoi iOS 18 më 16 shtator, një javë pasi kompania njoftoi linjën e saj të re të iPhone 16, Apple Watch Series 10 dhe shumë të tjera në ngjarjen e saj të shtatorit.

Siç bëhet e ditur, sistemi operativ sjell shumë veçori të reja në iPhone tuaj, si më shumë mënyra për të personalizuar ekranin bazë dhe përditësime në aplikacionin Messages.

Kur do të jenë të disponueshme veçoritë e Apple Intelligence?

Nëse pajisja juaj është e “përputhshme” me Apple Intelligence, mund të filloni të shfrytëzoni disa nga ato veçori në tetor, kur ato fillojnë të “vendosën” në iPhone më të rinj në përditësimet e mëvonshme.

Raundi i parë i veçorive të Apple Intelligence do të jetë i disponueshëm në anglisht në SHBA këtë tetor.

Në dhjetor, do të bëhet i disponueshëm në anglisht të lokalizuar në Australi, Kanada, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Siç theksojnë mediat, Apple Intelligence nuk do të hyjë në vendet e BE-së së shpejti.

Gjiganti amerikan i teknologjisë mbetet i bllokuar në një betejë me rregullatorët evropianë mbi detajet e zbatimit të Aktit të Tregjeve Dixhitale të BE-së.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 20:15