Qeveria kërkon një këshilltar për zëvendëskryeministren Fetai, por ai duhet të jetë profesor i gjuhës shqipe | DOKUMENT

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:20

Qeveria kërkon një këshilltar për zëvendëskryeministren Fetai, por ai duhet të jetë profesor i gjuhës shqipe | DOKUMENT

Qeveria publikoi një konkurs të “shënjestruar” për punësimin e këshilltarit special të ministrit për zëvendëskryeministrin për qeverisjen e mirë, Arben Fetai, por kërkohet që ai të ketë mbaruar Fakultetin Filologjik dhe të jetë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, përcjell FLAKA.

Angazhimi do të jetë për një kohë të caktuar, deri në përfundim të mandatit të zyrtarit në zyrën e të cilit është i punësuar, për pagë neto prej 58.963 denarë. Shpallja është mbyllur sot.

Fetai ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit në Belgjikë dhe, sipas mediave kosovare, që nga viti 2009 ka qenë konsulent në fushën e zhvillimit ndërkombëtar me agjenci të ndryshme ndërkombëtare në Bruksel. Ai ka punuar në Prishtinë në periudhën 2004-2008 si ekspert për çështje evropiane me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe me projekte të Komisionit Evropian. Ai ka një diplomë BA në Shkenca Politike nga Université Libre në Bruksel dhe një Master në Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian nga Instituti i Studimeve Evropiane në Bruksel.

Tani ai është zyrtarë i ASH-së, krahu i Arben Taravarit. FLAKA

BURIMI: FAKTOR.MK

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:20