Vallja e Rrajcës/ Ansambli i Përrenjasit merr çmimin e parë në Festivalin Internacional të Folklorit në Itali

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:25

Vallja e Rrajcës/ Ansambli i Përrenjasit merr çmimin e parë në Festivalin Internacional të Folklorit në Itali

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Përrenjasit fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit dhe Paqes në Agropoli në Itali duke promovuar vlerat e jashtëzakonshme të kulturës shqiptare.

Padyshim Vallja e Rrajcës ishte qershia mbi tortë e cila bindi jurinë që çmimi i parë, mes disa vendeve të botës, ti shkojë Shqipërisë.

Djem e vajza të ansamblit përshkuan rrugët e qytetit të vogël me flamurin kuqezi për t’i dorëzuar trofeun kryetarit të Bashkisë Përrenjas.

Për valltarët ky çmim ishte shpërblim për punën e jashtëzakonshme, por mbi të gjitha krenari e përfaqësimit të Shqipërisë ndërkombëtarisht.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, kostumi plot ngjyra i Rrajcës, i qëndisur brez pas brezi nga zonjat e kësaj zone, solli gjithashtu në Përrenjas, çmimin e kostumografisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:25