Barcelona me dhjetë lojtarë mposhtet nga Monaco në Ligën e Kampionëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 22:58

Barcelona me dhjetë lojtarë mposhtet nga Monaco në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka pësuar humbje në debutimin e Ligës së Kampionëve me format të ri, duke u mposhtur 2-1 nga Monaco.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Eric Garcia u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje brutale.

Pesë minuta më vonë, Monaco kaloi në epërsi me golin e Maghnes Akliouche për 1-0.

Por, Barcelona i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Lamine Yamal (28’), me asistimin e Marc Casados.

Pjesa e dytë ishte më fatale për skuadrën katalunase, duke pësuar golin e disfatës.

Ishte minuta e 71-të e takimit, kur Vanderson asistoi te George Ilenikhena, që riktheu epërsinë e Monacos.

Barcelona në rrethin e dytë do të përballet me Young Boys, duke shpresuar të marrë fitoren e parë. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 22:58