Dy pritjet magjike të David Raya e shpëtojnë Arsenalin nga humbja ndaj Atalantas

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 23:00

Dy pritjet magjike të David Raya e shpëtojnë Arsenalin nga humbja ndaj Atalantas

Atalanta dhe Arsenali kanë luajtur baras pa gola në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve për këtë edicion për këto dy skuadra.  

Pjesa e parë nuk doli të ishte edhe aq e fortë, me Bukayo Sakan që gjuajti bukur, por Marco Carnesecchi ishte në vend. 

Me të filluar pjesa e dytë, Thomas Partey pengoi në zonë Edersonin, me gjyqtarin që akordoi penallti. 

Nga pika e bardhë e mori përsipër gjuajtjen Mateo Retegui, por David Raya priti goditjen e tij, ndërsa topi u kthye sërish te sulmuesit italian që gjuajti me kokë, por Raya sërish me një pritje spektakolare ia mohoi golin. 

Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk është se solli diçka më shumë, me dy skuadrat që luanin fort në mesfushë dhe me pak raste shënimi. 

Atalanta dhe Arsenali marrin pikët e para në këtë edicon të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 23:00