Octavio Paz: Poezia, shoqëria, shteti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 20:17

Octavio Paz: Poezia, shoqëria, shteti

t dhe tipat e krijimit. Në realitet, arti i madh i Papatit i përket periudhës baroke dhe përfaqësuesi i saj tipik është Bernini.

Marrëdhëniet midis Shtetit dhe krijimit artistik, në çdo rast, varen nga natyra e shoqërisë së cilës i përkasin të dy. Por, në përgjithësi – deri ku është e mundur të nxjerrësh përfundime nga një sferë aq e gjerë dhe kontradiktore -, shqyrtimi historik vërteton se Shteti jo vetëm nuk ka qenë kurrë krijues i një arti të vërtetë dhe me vlera, por sa herë ka tentuar ta kthejë artin në një instrument për qëllimet e veta e ka denatyralizuar dhe degraduar atë. Kështu, “arti për të paktët” pothuaj është përgjigja e lirë e një grupi artistësh që, hapur apo tinëzisht, i kundërvihet një arti zyrtar apo kalbjes së gjuhës shoqërore. Góngora në Spanjë, Seneka dhe Lukano në Romë, Malarmeja përpara filistinëve së Perandorisë së Dytë dhe Republikës së Tretë, janë shembujt e artistëve që, duke afirmuar vetminë e tyre dhe duke refuzuar auditorin e kohës së tyre, arritën një komunikim, i cili është më i larti që mund të synojë një krijues: komunikimin me pasardhësit. Falë tyre, gjuha, në vend të shpërbëhet në zhargon apo të ngurtësohet në formulë, harmonizohet dhe bëhet e vetëdijshme në vetvete e për fuqitë e çlirimit.

Hermetizmi i saj – asnjëherë e padepërtueshme, veç gjithnjë e hapur ndaj kujtdo që guxon të kapërcejë pas mureve valëzues dhe të ashpër të fjalëve – është i ngjashëm me atë të farës. Atje, e mbyllur fle jeta e ardhme. Shekuj pas vdekjes së tyre, errësira e këtyre poetëve bëhet dritë. Dhe ndikimi i tyre është aq i thellë sa mund t’i quash jo thjeshtë poetë poemash, por poetë apo krijues poetësh. Në armët e tyre figurojnë gjithnjë feniksi, shega dhe kalliri eleusin.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 20:17