Pas prishjes së marrëveshjes mes “Hej” dhe Lotarisë, terminalet nuk do të konfiskohen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:10

Pas prishjes së marrëveshjes mes “Hej” dhe Lotarisë, terminalet nuk do të konfiskohen

Pas prishjes së marrëveshjes mes kompanisë “Hej” dhe lotarisë shtetërore, terminalet që ndodhen në objektin e kompanisë me të cilën është prishur marrëveshja, nuk do të konfiskohen, pasi janë në pronësi të shtetit, shkruan Alsat.

Ato do të tërhiqen nga objekti në Vizbeg dhe do të transferohen nëpër depo dhe hangare që do t’i sigurojë Qeveria. Por drejtori i lotarisë shtetërore, Aleksandar Klimovski, thotë se nuk dihet cili do të jetë fati i mëtejshëm i tyre, pasi ato terminale janë për organizim të lojërave videolotarike, ndërsa lotaria shtetërore nuk organizon të tilla.

“Ato 850 terminale që janë vendosur aty nga udhëheqësia e kaluar, t’i tërheqim në hapësira depoje, hangare, që do të sigurohen nga Qeveria, nga shërbimi për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta. 02:39 Ato nuk konfiskohen pasi janë në pronësi të shtetit, ato janë në pronësi të llotarisë shtetërore, praktikisht shoqërisë aksionare që është në pronësi të shtetit. Fati i mëtejshëm i atyre terminaleve nuk e di se si do të jetë, pasi ato terminale janë terminale të videolotarisë, ndërsa lotaria shtetërore, në këtë moment nuk organizon lojëra videolotarie, me terminale të këtij tipi. Kështuqë nga ana tjetër, vihet në pyetje qëllimi I kësaj blerjeje, përse në përgjithësi janë blerë”, tha Aleksandar Klimovski, Drejtor i Lotarisë Shtetërore.

Klimovski tha se 850 terminalet, që janë blerë në vlerë prej rreth 12 milion euro, janë paguar me çmim dyfish më të lartë, ndërsa që të gjitha janë blerë në mënyrë të papritur brenda tre muajsh, dhe jo siç ishte paraparë në tender që blerja të bëhej me grupe.

“Këto janë blerë, janë paguar për çmim dyfish më të lartë, nëse jo më shumë se dyfish, që vetë më vete hedh njollë për ligjshmërinë gjatë blerjes së tyre….Është interesante se ato terminale në tre muajt e fundit, janë blerë në mënyrë të papritur. Në tender ka qenë e paraparë që blerjet të bëhen me lote. Loti i parë kur të blihen rreth 200-300 terminale, derisa nuk vendosen në funksion, domethënë derisa nuk instalohen, nuk blihet pjesa e dytë. Kjo poashtu nuk është rrespektuar, dhe dikund para ikjes nga funksioni, janë blerë të gjitha terminalet”, theksoi Aleksandar Klimovski, Drejtor i Lotarisë Shtetërore.

Ditë më parë Qeveria e prishi marrëveshjen mes kompanisë “Hej”dhe Lotarisë shtetërore. Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë arsyetimit të këtij vendimi, tha se qiraja të cilën Lotaria i paguante kompanisë Hej, ishte trefish më e lartë nga ajo që përcakton tregu. Ai nënvizoi se kontrata e prishur është bazë për përgjegjësi penale dhe se ekzistojnë dyshime serioze për kriminalitet nga pushteti i kaluar./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:10