RMV abstenoi në rezolutën për Palestinën, Murati: Mund të këtë një bashkërendim me Serbinë dhe Hungarinë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:24

RMV abstenoi në rezolutën për Palestinën, Murati: Mund të këtë një bashkërendim me Serbinë dhe Hungarinë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të mërkurën miratoi rezolutën palestineze e cila kërkon t’i jepet fund okupimit të Palestinës nga Izraeli brenda dymbëdhjetë muajve të ardhshëm. Rezoluta, e cila u drejtua nga Palestina, u miratua me shumicë votuese, 124 shtete anëtare që votuan pro, 14 kundër dhe 43 abstenime, ndër të cilat ishin edhe Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

Profesori i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Murat Aliu duke folur për qëndrimin e vendit tonë, tha se shtetet e vogla dhe të pafuqishme siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të dalin kundër një partneri të fuqishëm strategjik siç është SHBA-ja, pasi ajo ka votuar kundër kësaj rezolute. Ai tha se bëhet fjalë për një problem shumë të ndërlikuar ku ndërthurren interesa, motive dhe problematika të ndryshme duke filluar nga motivet fetare, politike, etnike dhe gjeopolitike.

MURAT ALIU- PROFESOR I SHKENCAVE POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

“Duhet të kemi parasysh që lobi hebrej, lobi Izraelitë është i fuqishëm në Ballkan dhe shtetet e Ballkanit siç janë shtete të vogla dhe të pafuqishme realisht e kanë të vështirë të dalin kundër SHBA-së dhe këtij lobi të fuqishëm në Ballkan nuk është që e arsyetoj një politikë të tillë, natyrisht që e drejta morale dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e palestinezëve dhe shteteve që e mbështetin Palestinën”.

Aliu velrëson se sa i përket i RMV-së miqtë e qeverisë së re apo kryeministrit të ri Mickoski siç thotë ai, siç janë Hungaria dhe Orbani kishte votuar kundër kësaj rezolute ndërsa Sërbia kishte mbajtur qëndrim neutral. “Në këtë kontekst nuk është e çuditshme që të ketë një bashkërendim edhe me këto shtete” thotë ai. Profesori është skeptik se ky problem do të zgjidhet në afatin e paraparë të rezolutës por edhe në dekadat e ardhëshme.

MURAT ALIU- PROFESOR I SHKENCAVE POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Burimi I kësaj problematike mbase gjendet me mijëra vite në histori por nëse e shohim burimin le të themi bashkëkohor të këtij problemi më së paku është 100 vjeçar apo 100 e sa vjeçar dhe unë personalisht jam shumë skeptik që jo në 12 muajt e ardhshëm por mbase edhe në dekadat e ardhëshme ky problem nuk do të gjejë zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe paqësore, fatkeqësisht, duke i parë interesat dhe motivet që ndërthuren rreth kësaj çështje”.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës nisën më 7 tetor të vitit të kaluar si kundërpërgjithë ndaj sulmit të Hamasit. Prej atëherë, ushtria izraelite ka vrarë rreth 41 300 palestinezë, shumica grad he fëmijë, ka rrafshuar pjesë të enklavës palestineze, duke i zhvendosur nga shtëpitë e tyre pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës. Rezoluta bazohet në një opinion këshillues të korrikut nga gjykata më e lartë e OKB-së që thoshte se Izraeli po pushtonte Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës kundër ligjit ndërkombëtar.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:24