Vdes një person nga Oblesheva, ishte infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:14

Vdes një person nga Oblesheva, ishte infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor

Një person 78 vjeçar ka ndërruar jetë, një javë pasi ishte shtruar në klinikën Infektive, si pasojë e infektimit nga virusi i Nilit Perëndimorë. 80 për qind e rasteve me virusin e Nilit Perëndimor nuk japin simptoma, ndërsa në 20 për qind kanë simptoma të gripit. 1 për qind e pacientëve me këtë lloj virusi mund të shfaqin probleme neurologjike të cilët mund të përfundojnë me vdekje.

“Gjatë pranimit pacienti ka qenë në gjendje të rëndë, me temperaturë me dizorientim, me një gjendje të rënd shëndetësore. Normalisht gjatë procedurës së diagnostikimit te pacienti është konstatuar se ka ndezje të trurit, dhe nga mostrat serologjike që janë të dërguara në ISHP është detektuar prani e virusit Nilit Perëndimor”, Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive.

“Rasti i katërt dhe i fundit është testuar në Institutin e Shëndetit Publik më 12 shtator. Personi është nga Oblisheva dhe ka qenë i shtruar në klinikën infektive, dhe për fat të keq ka humbur jetën. Gjatë anketës epidemiologjikë nuk ka dhënë të dhëna se ka udhëtuar”, u shpreh Marija Andonovska ushtruese e detyrës Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Ky është rasti i parë që përfundon më vdekje, nga katër raste të infektimit gjithsej  me virusin Nili Perëndimor.

Për këtë sëmundje nuk ka terapi specifike, ndërsa mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga përhapja është përmes dezinfektimit dhe spërkatjes kundër mushkonjave. / Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:14