VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:04

VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

VMRO-DPMNE akuzon ish ministrin e Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Lupço Nikollovski se përderisa ka qenë ministër për tre vite e gjysmë ka harxhuar rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka, shkruan Alsat.

Ata thonë se në ditët në vijim do të bëjnë publike se si Nikollovski, përveç që pa bazë u ka paguar miliona subvencione kompanive të afërta me LSDM-në, ai gjithashtu ka keqpërdorur parat publike për kënaqësi personale me njerëz të afërt.

“Lupço Don Nikollovski për tre vite e gjysmë përderisa ishte ministër në bujqësi ka harxhuar 976.199 denarë në kafene dhe restorante.  Luksi i paarsyeshëm është shenjë identifikuese dhe mbrojtëse e LSD-së. 976.199 denarë kur i ndajmë në 42 muaj, arrijmë në shumë prej 23.400 denarë, para që Don Nikollovski i ka harxhuar në kafene. Këtë e prezantojmë kështu që vet Nikollovski ta kuptojë se ka harxhuar një pagë në muajt, me të cilën jetojnë familje të tëra në shtet”, tha Brane Petrushevski  deputet i VMRO-s./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:04