Abazi: Nuk e kam ndërmend ta lëshojë Kosovën, e as të shkëputem nga politika

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:53

Abazi: Nuk e kam ndërmend ta lëshojë Kosovën, e as të shkëputem nga politika

Deputeti pa grup parlamentar, Haki Abazi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se do të jetë pjesë e proceseve politike në vazhdimësi.

Ai tha se nuk e ka nuk e ka ndërmend ta lëshojë Kosovën dhe siç u shpreh ai, as nuk e ka ndërmend të shkëputet nga politika, përcjell Klankosova.tv.

“Është reale me mendu që mund të jem pjesë e një liste e cila tenton me ndryshu strukturën në parlament edhe në ekzekutiv, por mund të jetë edhe një 50 për qind tjetër që jam jashtë listës për garë për deputet të Parlamentit të Kosovës”.

“Unë mendoj që do jem pjesë e proceseve politike në vazhdimësi, varësisht prej pozitës ku do të jem, por as nuk e kam ndërmend ta lëshojë Kosovën, as nuk e kam ndërmend me u shkëput nga politika, në kuptimin e plotë dhe as nuk e kam ndërmend me qenë i heshtur përballë fazave të rëndësishmë nëpër të cilat vendi ynë do të kalojë”, është shprehur Abazi.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:53