Furnizimi i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Japonia dhuron aparat të ri për rentgen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 21:23

Furnizimi i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Japonia dhuron aparat të ri për rentgen

Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup mori donacion aparat të ri rentgen për nevojat dhe sigurinë themelore njerëzore. Marrëveshja e grantit është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ambasadori i Japonisë në vend dhe drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve. Me këtë aparat të ri do të përmirësohet qasja e pacientëve më të rinj në procedurat e nevojshme diagnostike.

“Momentalisht në Klinikën e fëmijëve është vetëm një aparat rentgen pothuajse i rrënuar, që është i rëndësishëm për gjendjen me ato pacientë që kanë fraktura të thyera, sëmundjet respiratore dhe sëmundje të tjera. Me këtë aparat do të lehtësohet qasja deri në diagnozën e nevojshme për fëmijët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore ose për fëmijë të lindur para kohe që nuk do të kenë nevojë të transportohen në aparatin rentgen statik.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Programi japonez për grante të vogla për nevojat themelore të sigurisë njerëzore jep përkrahje për RMV-në, për përmirësimin e gjendjes dhe diagnostikimit të sëmundjes së pacientëve.”, – theksoi ambasadori i Japonisë në vend, Otsuka Kazuja.

Memedi: Kemi mungesë të kuadrove në të gjithë sektorët

Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi, thotë se po përballen me mungesë të kuadrove në të gjithë sektorët, veçanërisht në sektorin e administratës.

“Prej vitesh, sektori i financave punon pa udhëheqës, sektori për furnizimet publike me një punonjës dhe pa udhëheqës, si dhe sektori i kontabilitetit. Është e pamundur që një institucion i madh të funksionojë pa këshillën e ekspertëve profesionistë në fushën e financës dhe kontabilitetit. Jemi në proces të pajisjes dhe plotësimit të atij stafi, i cili është shumë i nevojshëm për funksionimin normal.”, – u shpreh drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi.

Pas largimit të drejtorëve ekonomik nëpër klinika dhe punëtorëve mjekësor me kontratat në vepër, nëpër klinika është paraqitur mungesë e punëtorëve, sidomos në administratë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 21:23