Pollog, në dy raste kundërshtohen punonjësit e policisë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2024 15:23

Pollog, në dy raste kundërshtohen punonjësit e policisë

Me datë 19.09.2024 në ora 15:40, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuarpersonin R.S. (31) nga fshati Padalisht eGostivarit, pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 19.09.2024 në ora 22:00 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liriapersonin Sh.E (46) nga fshati Reçicë e Madhe eTetovës, pasi që është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë dhe i ka penguar që të ndërmarrin veprime zyrtare. Ajo është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2024 15:23