Zgjerimi i qendrës klinike në Shtip i pasigurt, Mickoski thotë se paratë janë “ngrënë”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 22:08

Zgjerimi i qendrës klinike në Shtip i pasigurt, Mickoski thotë se paratë janë “ngrënë”

Investimi i madh kapital në shëndetësinë e Maqedonisë në lindje do të presë kohë më të mira. Ndërtimi i Spitalit të ri Klinik është ngecur në labirinte, sepse paratë janë vjedhur, theksoi kryeministri Mickoski nga Shtipi dhe e drejtoi gishtin nga qeveria e kaluar, përcjell FLAKA.

Ai pohon se janë duke punuar në një model mjeko-teknik-ekonomik i cili është në fazën e zhvillimit dhe pret që deri në fund të këtij viti të përfundojë e gjitha, në mënyrë që ndërtimi i spitalit të vazhdojë nga viti tjetër.

Se ky vit nuk do të vazhdojë me përfundimin e Spitalit klinik në Shtip dhe atij të përgjithshëm në Kërçovë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Taravari gjatë vizitës së djeshme në spitalin e Shtipit. Tenderët ende nuk janë shpallur, por ministri ka deklaruar se rasti është duke u punuar dhe, siç tha ai, prioritet janë spitalet e Shtipit, Kërçovës dhe Tetovës.

Dhe derisa procesi të përfundojë dhe tetë vjet pas vendosjes së gurthemelit, banorët e rajonit lindor janë ende në pritje të një spitali të ri, modern sipas standardeve evropiane, por siç komentojnë ata, nuk besojnë më se do të të jetë në gjendje të trajtohet në të, sepse siç thonë ata, çdo vit përfaqësuesit politikë premtojnë përfundimin e spitaleve të shumëpritur, por gjithçka që kanë marrë janë vetëm premtime. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 22:08