Branitellat, Petrovska: Mickoski të tregojë nëse qëndrimi i Mexhitit është qëndrimi i koalicionit!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2024 15:07

Branitellat, Petrovska: Mickoski të tregojë nëse qëndrimi i Mexhitit është qëndrimi i koalicionit!

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska kërkon që kryeministri Hristijan Mickoski të përgjigjet nëse qëndrim i qeverisë është i njëjtë me atë të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, i cili në intervistë për REL tha se ligji për branitellat “do të mbetet i bllokuar”.

“Duke qenë se kryeministri Mickoski ka deklaruar se qëndron prapa “branitellave”, pres që me kapacitetin politik dhe autoritetin që ka si dikush që ka fituar 500.000 vota në zgjedhjet e fundit, të mundësojë miratimin e Ligjit. Kjo çështje nuk duhet të jetë objekt i zhvendosjes së përgjegjësisë, por i marrjes së vendimeve politike. Kryeministri Mickovski duhet të përgjigjet nëse ky qëndrim i Mexhitit është edhe qëndrim i koalicionit qeveritar”, tha Petrovska për TV21.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2024 15:07