Shitja e automjeteve: Rënie në Evropë, në RMV rritje për 50%!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2024 16:10

Shitja e automjeteve: Rënie në Evropë, në RMV rritje për 50%!

Evropa përballet me rënie të madhe të shitjes së veturave. Për muajin gusht janë shitur 644.000 vetura të reja apo 18.3% më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ulje të shitjeve janë shënuar në katër tregjet më të mëdha evropiane – Gjermani, Itali, Francë dhe Spanjë.

Por, gjatë periudhës së njëjtë në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se bëhet fjalë për treg shumë të ulët krahasuar me Evropën, është shënuar rritje e shitjes së veturave për rreth 50% krahasuar me vitin 2023. Në Korrik janë shitur 750 automjete – 640 të udhëtarëve dhe mbi 100 transportuese.

Në rritjen e shitjeve në tregun e Maqedonisë së Veriut, ndikim më të madh ka patur Geely, brendi I ri I automjeteve. Për vetëm 6 muaj, Geely ka shitur mbi 100 automjete.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2024 16:10