Mickoski për Goran Trajkovskin: Do ta ndërrojmë, por nuk nxitojmë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 22:25

Mickoski për Goran Trajkovskin: Do ta ndërrojmë, por nuk nxitojmë

Nga sot ka filluar të zbatohet vendimi për marzhe të kufizuara tregtare për disa produkte ushqimore dhe nga 28 shtatori fillon në praktikë Ligji për praktikat e padrejta tregtare. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski është zyrtar i emëruar nga qeveria e kaluar, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski sot për media ka thënë se do të zëvendësohet, por nuk do të nxitohet për një vendim të tillë, përcjell FLAKA.

“Epo, prapë drejtori i emëruar nga qeveria e kaluar ka të drejtë, nuk ngutemi me këto ndryshime kadrovike që të mos kritikohemi nga opinioni se jemi partiakë etj. Ne po ecim me shumë kujdes, duam të respektojmë të gjitha ligjet që pas padive dhe mijërave, do të thoja që miliona euro nga paratë e popullit të derdhen në xhepat privatë, prandaj po ecim me kujdes në këtë proces, por mendoj se së shpejti, sot do të përfundojë edhe ajo punë, në Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të vijë udhëheqja e re. Pres që të respektohet ajo që është marrë vesh”, tha kryetari i Qeverisë, Mickoski, në pyetjen e sotme të gazetarëve për shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 22:25