“Bgnes”: E gjithë familja e ministres Sanja Bozhinovska ka pasur nënshtetësi bullgare
Jo vetëm ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, por edhe e gjithë familja e saj kishte pasaporta bullgare, shkruan “Bgnes”, përcjell FLAKA.
Mediat citojnë burime nga Ministria e Drejtësisë atje të cilët kanë thënë se “babai Pero, nëna Violeta dhe vëllai Danieli, si dhe vetë Bozhinovska janë mbajtës të pasaportave bullgare”.
Për të marrë dokumentin, ata vërtetuan rrënjët e tyre bullgare dhe deklaruan vetëdijen e tyre bullgare me një deklaratë.
Sipas këtyre informacioneve nga Ministria e Drejtësisë bullgare, parashtrimi i kërkesës për lirim nga shtetësia bullgare, siç bëri Bozhinovska një vit më parë, nuk çon në përfundimin automatik të procedurës.
“Kjo bëhet me një dekret të posaçëm dhe vlen si për shtetasit aktualë bullgarë të lindur jashtë vendit ashtu edhe për bullgarët që kanë lindur në territorin e Bullgarisë së sotme.
Për personin konkret (Bozhinovska) nuk është nxjerrë asnjë dekret për lirim nga shtetësia. Lëshimi i tyre kryhet pas një kontrolli të plotë për të gjitha llojet e detyrimeve të aplikantit. Certifikata, duke përfshirë taksat dhe pronën, vlen për të gjitha vendet ku personi ka banuar. Institucionet kompetente kontrollojnë edhe për procedime të mundshme penale”. FLAKA